Ndezi cigaren në shtëpi, shpërthen bombola e gazit/ Plagoset çifti i të moshuarve në Lushnjë
20/01/2020 13:08
Në bombël gazi ka shpërthyer sot rreth orës 12:20 në banesën e shtetasit I. K, 75 vjeç në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë.
Si pasojë e shpërthimit kanë pësuar dëmtime të lehta çifti Iljaz dhe Esma Kojku të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve të mara 75 vjeçari ka ndezur një cigare në ambientet e shtëpi dhe në këtë moment ka shpërthyer.
Ka qenë një rrjedhje e bombulës dhe ambienti i mbyllur i cili ka bere qe shpërthimi të jetë i fuqishëm.
Top Channel