Nisur nga moti i keq i ditës së djeshme, karakterizuar nga mjegulla e dendur, Autoriteti Aviacionit Civil ka dhënë sot një njoftim të rëndësishëm.

Të gjithë pasagjerët që u prekën nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve të planifikuara në datën 19 janar do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e vonuara/anuluara brenda ditës së sotme, por me vonesa.

Lexoni më poshtë njoftimin e  plotë:

Njoftohen të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të djeshme për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, se për shkak të mjegullës së dendur, kompanitë ajrore Air Albania, Alitalia, Austrian Airlines, Albaëings, Air Serbia, Blue Panorama, Pegasus dhe Wizz Air, do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e vonuara/anulluara brenda ditës së sotme, por me vonesa.

Pasagjerët duhet të presin udhëzimet nga kompanitë ajrore dhe të zbatojnë oraret që do të marrin prej tyre, përpara se të nisen për në aeroport.

AAC informon publikun, se ngjarje të tilla të lidhura me kushtet të pazakonta të motit janë të pranueshme në industrinë e aviacionit, ku kryesore për pasagjerin mbetet siguria në operim.

Fluturim të mbarë dhe të sigurt!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA