Fiks Fare/ Nëna, dhunë “kafshërore” ndaj vajzës 13-vjeçare përse nuk kishte larë enët!

20/01/2020 20:36

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës dhunën “kafshërore” ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare. Autori nuk ishte i panjohur për të miturën, por vetë nëna e saj. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se nëna e dhunon sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme.

Njëherë përse kishte dalë me shoqet jashtë pallatit. Herë tjetër përse luante në telefon. Dhe, rasti më flagrant ishte përse vajza nuk kishte larë enët dhe po bënte mësimet. Në këtë rast, sipas videos që transmetoi Fiks Fare, nëna e qëllon disa herë në kokë vajzën. Më pas, e kap prej flokësh dhe e tërheq zvarrë. Vajza i drejtohet disa herë që ta lërë, madje i thotë se “do të vras veten”. Denoncuesi i këtij skandali ishte vetë njerku i vajzës, i cili i vuri në dispozicion emisionit Fiks Fare regjistrime audio dhe video, që faktonin pikërisht dhunën çnjerëzore ndaj të miturës.

Në këto regjistrime, nëna e qëllon, e shan dhe e ofendon gjithë kohës. “Pse, mësove! Pusho, pusho! Mësove? Mësove, ëëë, që le enët pa larë” i thotë vazhdimisht, teksa e qëllon, ndërsa më pas e kërcënon: Do të qeth, do të bëj zero flokun”. Sipas denoncuesit, dhuna ka qenë sistematike. Por ai ka faktuar vetëm dhunën e datës 2 shtator 2019. Në dhjetëra episode, nëna vazhdimisht dhunon vajzën, madje flet edhe me fjalë rruge në prani të të dy fëmijëve. “Dil çik përjashta, më ha k… ça do njoftosh ti” i thotë ajo bashkëjetuesit, ndërsa vijon “dil jashtë, dil jashtë se të q… n… se të bëra ty me telefon”.

Ndërkohë, në një regjistrim tjetër, nëna i drejtohet vajzës që të mos qajë se “të thera, aty të vdesësh”. Regjistrimet vijojnë me sharje dhe ofendime të tjera, teksa i thotë se “do të therë, moj bushtër. T’i plasi gjak nga goja nga veshët, të vdesë në vend”. Dhe, gjatë këtyre sharjeve dhe mallkimeve, vazhdonte ta qëllonte. “Ia kam dhënë unë shpirtin dhe do ia marr unë shpirtin. Të vdesësh tani, tani të dali shpirti. Qepe! Moj bushtër” vijon ajo.

Në disa raste njerku ka tentuar që të ndalë këtë dhunë, por është konfliktuar pikërisht me bashkëjetuesen. “Mua mos më prek, se ça bëj unë me atë e di unë. Ty kam për ta q… nënën po s’të bëra copash, e di mirë ti” i thotë ajo në sytë e dy fëmijëve, ndërsa në një rast tjetër e ofendon rëndë dhe tenton që ta qëllojë me telefon. “Po rrihesh si idiote, po rrihesh si injorante moj. Po rrihesh si një plehrë rrugësh po rrihesh. Unë do ta vras këtë njeri” i thotë nëna vajzës, ndërsa e kërcënon se do ta mbajë të mbyllur.

Në datën 2 shtator 2019, gruaja denoncoi bashkëjetuesin për dhunë në familje. Kur shkoi policia, burrin e gjeti të gjakosur dhe me shenja dhunë. Nga ana tjetër, gruaja nuk kishte asnjë shenjë. Fillimisht, gjykata vendosi urdhër mbrojtje për gruan. Pak ditë më pas, me një vendim tjetër, gjykata e Sarandës konstatoi se me shenja dhune ka qenë burri, i cili ka pasur kafshime, gërvishtje dhe gjakosje. Më 17 shtator 2019, gjykata rrëzoi urdhrin e mbrojtjes. Në këtë proces, gjykata pranon se burri ka paraqitur një USB ku tregohet dhuna e gruas ndaj vajzës së mitur dhe ndaj tij. Në gjykatë u pyet edhe vajza e mitur, e cila tregoi se njerku nuk e ka dhunuar. Ajo tha se e ëma e ka qëlluar me shpulla. Për këto “shpulla” gjykata vendosi se janë “e drejta e saj prindërore”.

Dhuna në familje u hetua edhe nga Prokuroria e Sarandës. Në prokurori burri denoncoi dhunën ndaj vajzës 13 vjeçare. Ndërkohë, në këtë vendim të prokurorisë, thuhet se “nëna për mirë edukimin e vajzës, fjalët e vlerësuara se janë fyese nuk janë shprehur se cilat janë”. Sipas prokurorisë, “kujdesi për mirërritjen e fëmijës mund të ketë çuar edhe në rritjen e tonit nga ana e nënës”. Në këtë vendim thuhet se policia gjyqësore ka dhënë disa vendime për ekspertime mjeko-ligjore të të dyve, por asnjëri prej tyre nuk është ekzaminuar nëse kanë dëmtime apo jo.

Qytetari shkoi të pyesë në polici dhe prokurori për hetimet, por nuk mori asnjë përgjigje. Në polici i thanë se çështja është në prokurori, ndërsa në prokurori i thanë “nuk është prokurori”. Dhe, pasojat e mosveprimit të institucioneve kanë agravuar situatën, ku vajza është sërish pre e dhunës barbare, shpëtim nga kjo situatë mendon se e gjen vetëm duke vrarë veten.

***

13 JANAR 2020

(Videoja e dhunës)

Nëna – Pse, mësove. Pusho, pusho! Mësove? Mësove, ëëë, mësove (e qëllon disa herë me shpullë). Mësove, mësove që le enët pa larë. Mësove, mësove që le enët pa larë.

Vajza ulet në tokë nga dhuna.

Nëna – Mësove, mësove

Vajza ulëret nga dhuna…

Nëna – Do të qeth do të bëj zero, mos të bëj zero moj, ta bëj zero flokun moj, ta bëj zero flokun!

2 SHTATOR 2019

Nëna – Ulu këtu, ulu këtu po të them. Ulu këtu, ulu, ulu

Vajza – (Qan vazhdimisht) Mami, mami!

Nëna – Ulu këtu, ulu…

Vajza – Më fal…

Nëna – Do ti thyej turinjtë, ulu këtu (i qëllon vazhdimisht).

Vajza – O mami.

Nëna – Dill çik përjashta nga dhoma (i drejtohet bashkëjetuesit)

Njërku – Nuk dal përjashta dhe ule zërin.

nëna – Dil përjashta, atë ça bëj unë me çupën e di unë, dil përjashta.

Njërku – Do të njoftoj …

Nëna – Dill çik përjashta, ha k… ça do njoftosh ti.

Njërku – Çupën mos e zë me dorë.

Nëna – Dil përjashta, e di unë ça bëj me çupën

Njërku – Se përpara…

Nëna – Ha k… ti dhe ndonjë tjetër bashkë, dil përjashta. Ti si puna jote që fle nëpër dritare.

Njërku – Unë fle nëpër dritare?

Nëna – Eee.

Njërku – Po ti ku fshihesh në hale?

Nëna – Unë ku të më dojë k…

Njërku – Kështu flet në sy të fëmijëve?

Nëna – Kështu flas.

Në të njëjtën ditë…

Nëna – Uli duart (e qëllon disa herë në dhomën e saj)

Njërku – (Futet në dhomë) Ça i bën…

Nëna – Dil jashtë, dil jashtë se të q… n… se të bëra ty me telefon

Njërku – Mua më vjen anës, po mos me çupën

Vajza – Nuk dal më … jo telefonin (vazhdon të qajë)

Njërku – Lëre çupën

Nëna – Mos më thuaj mua lërë çupën, se e di unë ça bëj me çupën. Telefoni ishte në karikim (vazhdon ta qëllojë)

Njërku – Ça i bën çupës.

Nëna – Mbylle moj, mbylle.

Njërku – Ça i bën çupës në mes të natës moj

Vajza – Do ta vras vetë veten, do ta (vazhdon të qajë me ngashërim)

Vazhdon dhuna …

Rast 1

Vajza – (Qan me ngashërim)

Nëna – Mbylle, mos më thuaj mua ashtu se të thera. Mbylle, aty do të rrish. Aty, të vdesësh! Hiqi duart

Vajza – (Vazhdon të qajë).

Nëna – Hiqi duart, hiqi duart. Pusho, pusho (e qëllon disa herë). Qepe se të vras, qepe. Pusho ti (i drejtohet djalit 5-vjeçar)

Vajza – (Vazhdon të qajë).

Nëna – Qepe, qepe se të thera.

Rast 2

Nëna – Pusho moj, do sëmuresh. Do të varros në vend. Kur të them unë pusho, pusho.

Vajza – S’kam bërë asgjë.

Nëna – Të dali shpirti tani. Tani të dali shpirti s’më intereson më. Mbylle, mbylle.

Vajza – (Vazhdon të qajë papushim).

Nëna – Mbylle, mbylle. Do të ther, do të ther moj bushtër. Le të vdesë s’më intereson fare, mos më ndërhy fare. T’i plasi gjak nga goja nga veshët, të vdesë në vend. Pusho thash (vazhdon ta qëllojë). Ti dali shpirti s’më intereson më. Ia kam dhënë unë shpirtin dhe do ia marr unë shpirtin. Të vdesësh tani, tani të dali shpirti. Qepe! Moj bushtrë.
Njërku – Lërë se e çmënde.

Nëna – Le të çmëndet, le të çmëndet.

Vajza – Më lër!

Nëna – Lërë të çmëndet, të vdesi. Ça ke ti. Le të çmëndet, të vdesi, e di unë atë. Bushtra mutit më thotë s’kam folur unë. Të kam thënë… b.k. të më dalë mua përpara. Ndyrësira. Të kam thënë mos që s’ka bir kurve, bir kurve ti marri Facebook-un, Instagramin, ti hanë mutin, ti rruajnë k… të gjithë nga fillimi në fund

Rasti 3

Nëna – Mua mos më thojë ti ai vendos.

Njërku – Jo me dorë, jo me dorë çupën.

Nëna – Darkot (e qëllon). Mua mos më prek, se ça bëj unë me atë e di unë. Tyja më q… nënën po s’të bëra copash, e di mirë ti.

Njërku – Fol mirë para fëmijëve.

Nëna – Qelbësirë e ndyrë

Vajza – (Qan).

Nëna – Mbylle gojën, mos më thuaj mua… qelbësirë e mutit. Do vësh tru ti moj qelbësirë, do vësh tru. Si të flas.

Vajza – Më fal!

Nëna – Mos më kërko falje se ta theva telefonin në kokë, hale.

Rasti 4

Nëna – Hajde mos të të nxjerrë… Për ça vajte… (e qëllon). Të kam thënë kur të vij unë të vish… Mos më rri rrugëve.

Njërku – Mos i bjerr çupës

Nëna – O Zot, të thashë merr një kile domate, … mos e gdhifsh!

Rasti 5

Nëna – Ore unë do ta vdes atë, jo ti të flasësh, unë do ta vdes në dru deri sa ajo të bëhet ashtu si dua unë. Ajo më sh… nënën, po ma çon shpirtin e nënës në majë të hundës.

Njërku – Fol mirë, fol mirë.

Nëna – S’ke turp, kundërshton edhe ato që ke bërë të thyej turinjtë.

Njërku – Lëri këto.

Nëna – Për çfarë?

Vajza – Unë do të veja te A…, meqë babi ishte…

Nëna – A të q… r… tani (e qëllon).

Njërku – Mos i bjer çupës, mos i bjer çupës moj.

Rasti 6

Nëna – Ulu, ku nuk të kam lënë unë të vesh, ëëë? Ke prindër ti, ke? (E qëllon). Po flas unë, po flas. Po rrihesh si idiote, po rrihesh si injorante moj. Po rrihesh si një plehrë rrugësh po rrihesh. Unë do ta vras këtë njeri.

Njërku – Do vazhdosh drurin?

Nëna – Ça të bëj. Ta lidh, ta mbaj lidhur?

Njërku – Po ti je në terezi.

Nëna – Unë e mbaj të lidhur, e mbaj të mbyllur.

Krahas dhunës, nëna flet me fjalor rruge në sy të fëmijëve

Rasti 7

Nëna – Ndyrësirë e mutit ke folur për lekët, ky thotë kam folur. Rri në telefon ndyrësira, thotë kam folur. Ta tregoj unë nesër mos u bëj merak. Unë kam për të q… r… ty bashkë me atë k…, ndyrësirën. Ka takuar ky shefin e krimeve! E dëgjon moj të keqen mamaja, ka takuar shefin e krimeve ky. Ti nxjerrë mamasë tuaj dashnorët. Se ka vajtuar ka q… ndyrësira, plehrë e mutit. Se di ky ajo q… në b…, plehrat e mutit. Të q… r…, ndyrësirat e mutit.

Rasti 8

Nëna – Mos më gjuaj mua o b… m…, ik qerohu ndyrësirë. Regjistron ti surrat, i jep informacion k… (përleshen me njëri tjetrin).

Vajza – O ma boll, o ma boll.

Nëna – Merja telefonin. (Fëmijët vazhdojnë të qajnë).

Nëna – Të q… r… telefonin! Nuk ke për të dalë gjallë nga kjo shtëpi ore.

Njërku – Shpirti babit mos qaj.

Nëna – Bashkë me atë plehrën, k… m…. Halerat e m…, o b… q… e m…!

Rasti 9

Nëna – Nuk ja shkrove dot…, ja shkrove ti. Të q… shoqërinë. Të q… k… Po s’ke bythë ku do vesh, në p… s….

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA