Një ngjare e rëndë është shënuar pak më parë në Tiranë, ku mësohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri një person rreth 28-vjeç.

Akoma nuk dihen shkaqet e krimit, apo autorët. Mësohet se viktima është Vilson Tafçiu

Burime për Top Channel bëjnë me dije se atë e kanë thirrur pasi ka qenë në lokal dhe më pas e kanë qëlluar në një rrugicë aty pranë.

Tiranë /Informacion paraprak

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA