Dekori i Shën Valentinit, Ditës së Verës/ Arsimi profesional në Vlorë, puna e përvitshme e nxënësve

20/01/2020 12:26

Arsimi profesional në Vlorë jo vetëm që po tërheq shumë vëmendje, por është edhe një shtyllë e rëndësishme e realizimit të punëve publike në qytet.

Dekori i festave, përfshirë atë të fundvitit, Shën Valentinin, Ditën e Verës, prej tre vitesh realizohet nga duart e nxënësve të sektorit mekanik  dhe elektrik.

Emirian Ibrushin e gjetëm duke punuar në torno, pjesë të rrethimit të klubit Flamurtari. Ai tregon se në qytet ka gjurmë të punëve të tyre dhe kjo u jep shumë kënaqësi.

Por nxënësit e kësaj shkolle kanë ambicie që punët e tyre të jenë pjesë e kompeticioneve të rëndësishme. Një motoçikletë e vitit 1958 është duke  u restauruar nga duart e Nikollaq Elmazaj. Ai thotë se kjo vepër do të jetë pjesë e një panairi motoçikletash epoke, ku më herët shkolla ka fituar çmim të parë.

Për  drejtorin e këtij institucioni, Gentjan Boci, kjo është forma më efikase për të ushtruar praktikat profesionale. Duke theksuar  se puna e vazhdueshme në institucion ka sjellë bashkëpunim  të frytshëm edhe me biznesin, ku janë duke ushtruar praktikat  profesionale 60% e nxënësve nga viti dytë në të katërtin.

Shkolla industriale “Pavarësia” ofron 5 drejtime studimesh, mekanik i përgjithshëm, hidrualik, elektroteknik, riparues mjetesh transporti, IT-i dhe ka aktualisht 700 nxënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA