Silva Baltadori, Jerina Lalaj, Zhaklin Lekatari dhe Klod Shala ishin pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u fol për martesat dhe divorcet nëpër lagjet e Tiranës.
Sipas Silvës, në zona si “Blloku” ka më shumë shance për tradhti e si rrjedhojë edhe për divorce, pasi ka një presion shumë të madh për burrat e martuar nga “çupëlinat” siç i quajti ajo.
“Ka një kontigjent shumë të madh parazitesh, të cilat bëjnë presione mbi jetën në çift… parazite që kanë në fokus burrat që kanë para, mirëpo burri është edhe burri i një tjetre, ka edhe ky një familje. Ajo tjetra nuk çohet në mëngjes nga krevati dhe të veshi takat…”, tha ndër të tjera Silva.
Kjo deklaratë e saj u kundërshtua nga Jerina, e cila theksoi se në “Bllok”, ashtu sikurse në gjithë Shqipërinë, ka shumë femra që punojnë fort për të siguruar një jetë të mirë.
Top Channel