Arabi që mashtron dhe zhvat/ Dy egjiptianëve u premtoi punë në Shqipëri. I la rrugëve, i mori nga 8 mijë euro

20/01/2020 19:51

Një shtetas arab, i cili u arrestua me bujë, gati një vit më parë, dhe për këtë shkak u vendos nën hetim, vazhdon të mashtrojë qytetarë të shumtë.

Ahmed dhe Fitou, gjenden në Shqipëri prej muajsh, atyre ju premtua nga shtetasi Talal një jetë më e mirë, punë më e mirë dhe sigurisht të ardhura më të mira. Pavarësisht këtij premtimi, të dy vazhdojnë të jenë në Shqipëri, të pastrehë, të papunë dhe të mashtruar. Ata paguan tetë mijë euro për këtë udhëtim,ndërsa mashtruesi vazhdon të jetë i lirë.

“Duhet të kthehem në Egjipt, s’ka asgjë për të bërë këtu”, shprehet Amar.

Amar punonte bojaxhi në vendin e tij dhe kur ra në kontakt me agjencinë e Talal Ahmed Abu Mayba përmes një websaiti të titulluar “Free Zone Albania”, ju premtua se në Shqipëri kishte mundësi të bëhej biznesmen. Firmosi menjëherë një kontratë.

“Talal më tha mua që unë mund të gjeja punë këtu dhe mund të merrja një pagë të mirë.Nga 1200 deri në 2500 euro.Kështu më tha”, tha ai.

Ku e takuat Talalin?

“E takova Talalin përmes bashkëpunëtorit të tij në një zyrë.Është egjiptian. Dhe me tha që Shqipëria është shumë e mirë, ka jetesë dhe rroga të mira. Dhe kështu unë fillova të aplikoj për dokumentat”, shtoi më tej.

Megjithëse, ndërkohë shtetasi arab Talal gjendet nën hetim dhe me pasaportë të bllokuar asgjë nuk e ka ndalur atë që të përdorë të njëjtën skemë edhe tek egjiptianë të tjerë. Nga tetori 2019 deri tani kanë ardhur në Shqipëri përmes këtij premtimi 19 të tjerë.

“Ai nuk mund të shkojë në Egjipt tani, pasi ka shkaktuar shumë probleme më përpara.Dhe të gjithë e dinë tashmë për të. Ai nuk mund të kthehet dot në Egjipt”, shprehet Amar.

“Më tha hajde këtu, është mirë, është shumë mirë, gjëra të tilla, pastaj kur mori paratë na tha mirupafshim dhe na la”, thotë Ahmed.

Edhe Ahmed dhe Fitou kanë të njëjtin fat si Amar. Por, ndërkohë, Talal gjendet nën masë detyrim paraqitje kurse Prokuroria pohon se është në pritje të letër-porosive, pasi sipas akteve të administruara, pavarësisht indicieve, i dyshuari ka paraqitur kontratat e lidhura, që sipas tij janë çështje civile dhe jo penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA