Ditën e djeshme në lagjen Nr.13, Durrës, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, 62 vjeçarit Naim Musai, , banues në lagjen Nr. 13, Durrës.

Top Channel mëson se Musai, është babai i ish-shoferit të biznesmenit Ylvi Beqja, i cili është edhe dëshmitar i mbrojtur i çështjes “Sullazi”.

I biri Besnik Musai dëshmoi kundër Emiliano Shullazit në gjyq për çështjen e ish-hotel ”Vollgës” në Durrës.

62-vjeçari është goditur dhe ka marrë dëmtime në trup dhe në kokë nga personat që akuzohen për vjedhje me dhunë në bashkëpunim.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA