Liverpool nuk ka frena në Premier Leaguen dhe bën një tjetër hap drejt titullit kampion aq të ëndërruar në Angli.
Në Anfield road, skuadra e Jurgen Klopp kaloi edhe pengesën manchester United teksa e mundi me rezultatin 2-0 për ta cuar në 16 pikë diferencën me Manchester Cityn e vendit të dytë pas javës së 23 të kampionatit, që është diferenca më e thellë e krijuar këto kohë në futbollin anglez Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah ishin ata që i dhanë këtë fitore Liverpoolit që e meritoi këtë fitore ndaj Djajve të Kuq, të cilët luajtën pa Rashford që u detyrua të braktisë ndeshjen vetëm pak caste para fillimit të saj.
Liverpooli priti vetëm 14 minuta për të marrë avantazhin në këtë Klasike të futbollit anglez dhe kishte mundësi që të mbyllte shpejt llogaritë e kësaj ndeshje.
Por skuadra e Klopp nuk arriti ta bënte këtë duke e mbajtur në lojë Manchester United deri në minutën e 92 kur Salah ndëshkoi Djajtë e Kuq në një moment të mirë të tyre duke shënuar golin e rezultatit 2-0 duke bërë që edhe trajneri Klopp të mos përmbahet më ngë entuziazmi.
Tashmë Anfield Road është një fortesë e pakalueshme për skuadrat e tjera të Premier Leagues, me Liverpoolin në në të e coi në 1000 numrin e ditëve pa humbje ndërkohë që në 52 ndeshje të zhvilluar ai ka një bilanc prej 42 fitoresh dhe 10 barazimesh.
Top Channel