Një raport i Agjencisë Evropiane të Statistikave, mbërrin në përfundimin se Shqipëria ka një numër rekord personash të burgosur,  krahasuar me vendet e Ballkanin Perëndimor.

Për 100.000 banorë Shqipëria ka 197 të burgosur.

Kjo statistikë e rendit Shqipërinë në vendin e katër për numrin e personave të burgosur pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.

Duke krahasuar shifrat Eurostat mbërrin në përfundimin se Serbia për 100 mijë banorë ka 153 të burgosur, Maqedonia e Veriut me 146 , ndërsa Kosova  90 të burgosur për 100 mijë banorë.

Vendet fqinje me Shqipërinë Italia dhe Greqia, kanë  97 dhe 93 të burgosur për 100 mijë banorë.

Ndërsa në  Bashkimin Europian thotë Eurostat  numri mesatar i të burgosurve për 100 mijë banore është  116.

Tre vende të BE e më konkretisht  Franca, Austria dhe  Gjermania, kanë një numër më të ulët  të burgosurve në raport me popullsinë  103, 100 dhe 79 të burgosur.

Islanda mban rekordin me numrin më të ulët, të personave në burgje 38 për çdo 100 mijë banorë pasuar nga Finlanda, Suedia dhe Danimarka.

TABELË

Numri të burgosurve për 100.000 banorë

Shqipëria – 197 të burgosur

Serbi 153 – të burgosur

Maqedonia e Veriut -146 të burgosur

Kosova – 90 të burgosur

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA