Bashkia e Tiranës lehtëson lëvizjen e mjeteve të transportit publik në rrugën “Dritan Hoxha”
19/01/2020 10:19
Bashkia e Tiranës vijon punën për të bërë më të aksesueshme lëvizjen e mjeteve të transportit publik.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot nga punimet që po kryhen në rrugën “Dritan Hoxha”, në kryeqytet.
“Në dritën e diellit edhe punët duken xixë. Ekipi përfundoi vendosjen e ‘grerëzave’ të reja në rrugën “Dritan Hoxha”, duke e bërë më të aksesueshme për lëvizjen e mjeteve të transportit publik. Në nxitim të punëve të tjera, për zhvillimin e Tiranës”, shkruan Veliaj.
Top Channel