Reali i Madridit kalon më tej në Kupën e Mbretit mes vështirësive, Mbappe mund 3-2 Talaveras 17/12 23:20
Ditën e sotme, Real Madrid luan ndaj Sevillas në shtëpi.
Për këtë sfidë trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane do të ketë në dispozicion sulmuesin Karim Benzema, i cili është rikthyer nga një dëmtim.
Mirëpo ajo që bie në sy nga lista e të grumbulluarve nga ana e trajnerit francez është mungesa e Gareth Bale.
Sipas asaj që raporton “AS” uellsiani nuk vuan nga një dëmtim.
Media spanjolle raporton se Zidane nuk ka më nevojë për Bale dhe për këtë arsye e ka lënë jashtë, duke i hapur rrugë kështu një transferimi të lojtarit diku tjetër.
Top Channel