“Tragjedi kanadeze”/ Kryeministri kanadez fajëson Iranin: Të kompensojë familjarët e viktimave

18/01/2020 17:11

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau deklaroi se qeveria e tij do të ndajë fonde për familjarët e 57 shtetasve kanadezë dhe 29 banorëve me qëndrim të përhershëm në vendin e tij, që humbën jetën në avionin e rrëzuar në Iran.

Trudeau sqaroi se Kanada do të ofrojë 19,122 dollarë për familjarët e viktimave, por sipas tij, kompensimi më i madh duhet të vijë nga Irani. Këto mjetet financiare duhet t`i ndihmojnë familjarët të mbulojnë shpenzimet për funeralet, udhëtimet për në Iran dhe shpenzime të tjera. Fondet e tjera që do të mund të ofroheshin nga Teherani do të shkojnë direkt për familjarët e viktimave, shtoi kryeministri kanadez.

“Dua të jem i qartë, ne presim që Irani të kompensojë familjarët e viktimave. Dhe kjo duhet të bëhet sa më shpejt, sepse ata nuk mund të presin për javë të tëra, kanë nevojë tani për mbështetje” shprehet Trudeau.

Pasi fillimisht e mohoi përgjegjësinë, Irani në fund u detyrua ta pranonte se ushtria e tij kishte goditur e rrëzuar “pa dashje” avionin ukrainas. Incidenti fatkeq ndodhi në 8 janar, pak pasi avioni i Ukrainen Airlines ishte nisur nga aeroporti në Teheran. Nga ky episod, gjetën vdekjen të 176 personat në bord.

Trudeau e quajti rrëzimin e avionit një “tragjedi kanadeze” 138 pasagjerë të tij ishin nisur drejt Kanadasë. Përveç shtetasve kanadezë, në mesin e viktimave ka edhe shtetas të Iranit, Afganistanit, Ukrainës, Suedisë, Britanisë dhe Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA