Një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes është parandaluar ditën e sotme nga forcat policore në Shkodër.

Është arrestuar 41-vjeçari, shtetasi K.Z, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes si dhe e ka kanosur me thikë shtetasen F.Z., 38-vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë. Nuk dihen ende shkaqet, të cilat kanë çuar 41-vjeçarin në kryerjen e kësaj vepre penale, policia po heton mbi këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA