Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ka rënë në pranga nga policia e Shkodrës.

Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Hazis Isenlikaj, banues në Mat, i cili është dënuar me 8 vite burg.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim të formës së prerë Nr.429, më datë 27.06.2017, e ka denuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA