(Foto+Video) Atentati me armë zjarri në Vlorë/ Gjendet e djegur makina e autorëve dhe arma në bagazh

18/01/2020 20:54

Është gjendur në aksin e vjetër rrugor Vlorë-Fier një automjet i djegur, i cili dyshohet të jetë i autorëve të plagosjes me armë zjarri në një lokal në lagjen “Kushtrimi”.

Automjeti është gjendur 12 km larg qytetit, automjeti tip benz, ngjyrë e zezë, me targa AA 918 OU, e djegur totalisht. Arma është gjendur në bagazhin e këtij automjeti.

Dy persona mbetën të plagosur pas një atentati këtë mbrëmje në lagjen Kushtrimi në qytetin e Vlorës. Roland Cepaj 28 vjeç dhe kunati i tij, Nikollaq Cepaj, që njihej edhe me mbiemrin Taullaraj janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë.

Të dy të plagosurit ishin në ambientet e brendshme të një lokalit, ndërsa janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve të Policisë, objektiv i atentatit ka qenë Nikollaq Cepaj, i liruar vetëm tre ditë më parë nga burgu.

Nikollaq Cepaj eshte person me precedentë penalë dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai ka qenë objekt i atentatit. Mësohet se Nikollaq Çepaj është në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën dhe po transportohet drejt Traumës.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA