Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet identiteti i të plagosurve, ata janë shtetasit, Roland Çepaj, 28-vjeç dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.

Nikollaq Çepaj

Bëhet me dije se personat kane qenë brenda në lokal dhe ndaj tyre është shtënë nga jashtë lokalit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.

Njoftimi i Policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA