Thaçi: Vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës ishte goditje për lëvizjen patriotike
17/01/2020 10:58
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 38 vjetorin e vrasjes së tre veprimtarëve të shquar të lëvizjes kombëtare Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, nga segmente të shërbimit sekret jugosllav, ka thënë se edhe pas katër dekadave ende nuk është zbardhur ky krim i kryer në Gjermani.
Thaçi ka shkruar në Facebook se vrasja e tre veprimtarëve ishte një goditje e rëndë për lëvizjen patriotike, si jashtë, ashtu dhe brenda Kosovës, pikërisht kur po bashkërendoheshin grupet politike në një front të përbashkët./KosovaPress/
Top Channel