Pesë shkolla në Urën Vajgurore rezultojnë të dëmtuara nga tërmeti, ndaj mësimi po vijon në shkollat e zonave pranë tyre .

Pesë objekte shkolla nëntëvjecare në bashkinë e Urë Vajgurore rezultojnë të dëmtuar ndërsa nxënësit ekëtyre shkollave do të vijonë mësimin në shkollat të tjera të kësaj bashkie .

Administratori Alban Kora pranë bashkisë Ura Vajgurore shprehet  se pas tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit u morën informacione nga drejtoritë e shkollave përkatëse dhe u ngrit grupi i punës për të bërë verifikimet në këto objekte .

Komisioni i ngritur nga bashkia e Urës Vajgurore, pasi inspektoi godinat që ka nën juridiksionin e saj nxori si konkluzion se në pesë shkolla 9-vjeçareje të kësaj bashkie nuk mund të bëhet mësim pasi ato janë të dëmtuara dhe paraqesin rrezikshmëri.

Deri në një verifikim të plotë nga instituti i përgjithshëm Tiranë, shkollat në fjalë do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA