Sherr mes disa personave në Kamëz, merret peng njëri prej tyre
17/01/2020 13:14
Në Kamëz, diku rreth orës 11:44, në rrugën “London” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet, një nga personat e përfshirë në konflikt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Teksa ngjarja mbetet ende e paqartë, konflikti dyshohet se ka lindur për çështjen e një makine.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel