Senati miraton marrëveshjen tregtare SHBA-Meksikë-Kanada

17/01/2020 02:47

Senati amerikan miratoi të enjten marrëveshjen e re tregtare mes vendeve të Amerikës së Veriut. Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara me Meksikën e Kanadanë (USMCA) tashmë pritet të shkojë tek Presidenti Donald Trump për t’u nënshkruar në ligj.

USMCA-ja zëvendëson marrëveshjen 25-vjeçare të tregtisë së lirë mes vendeve të Amerikës së Veriut, e njohur si NAFTA. Në të përfshihen rregulla të reja për prodhimin e automjeteve, tregtinë elektronike si dhe lidhur me fuqinë punëtore.

Projekligji u miratua në muajin dhjetor nga Dhoma e Përfaqësuesve me mbështetjen e të dyja palëve pasi u përfshinë fillimisht ndryshimet e propozuara nga demokratët lidhur me dispozita të zbatimit të saj, mjedisit, farmaceutikën dhe fuqinë punëtore.

Votimi në Senat u vonua për shkak të mosmarrëveshjeve politike në lidhje me procesin e gjykimit të Presidentit Trump në kuadër të procesit që synon shkarkimin e tij.

Marrëveshja e re tregtare duhet të ratifikohet edhe nga Kanadaja. Parlamenti i këtij vendi pritet të zhvillojë votim mbi këtë çështje më vonë gjatë këtij muaji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA