Mbrojtësi i përfaqësueses kosovare të futbollit Amir Rrahmani kaloi me sukses testet mjekësore te skuadra e Napolit, duke formalizuar transferimin ashtu sic pritej, që do të marrë efekt në fundin e këtij sezoni.

Për të shmangur konkurrencën dhe çmimin në rritje të lojtarit, jugorët preferuan të ndërmarrin të gjitha vizitat e nevojshme në vilën Stjuart, në një marrëveshje që përfaqëson pikën kulmore të futbollistit në serinë A.

Napoli do të paguajë 14 milionë Euro mbrojtësin e kthyer në një siguri në prapavijën e Veronës. Amir Rrahmani do të marrë 1.8 milionë Euro në sezon, për 5 vite e ardhshme nga skuadra e presidentit De Laurentis, më shumë sesa dyfishi i asaj që merr te Verona. por ekipi verior do të ketë mundësi të shfrytëzojë shërbimet e shqiptarit deri në muajin qershor, si pjesë e marrëveshjes.

Trajneri Juric e ka projektuar Rrahmanin në fushë në 18 ndeshje nga 19 të luajtura deri më tani në Serie A, të gjitha si titullar, ndërsa përgatite të privohet nga një tjetër mbrojtës shqiptar si Marash Kumbulla që kërkohet nga Inter dhe Dortmund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA