Ministrja e Drejtësisë priti të kalonin tri ditë nga lirimi i Indrit Dokles për të për të dalë para mediave dhe lajmëruar pezullimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, e cila i dhuroi lirinë anëtarit të bandës së Durrësit.

Demokratët e krahasuan daljen e ministres me një shfaqje teatrore, ndërsa paralajmëruan lirimin e një tjetër të dënuari të përjetshëm.

“Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?”, shprehet Gazment Bardhi.

Arben Grori, ndodhet pas hekurave për dy vepra penale. Për vrasjen e Naim Zyberit, në 97 në Milano ai u dënua me burgim te përjetshëm ndërsa në Shqipëri u dënua me 15 vite burg për trafik droge.

“Shkarkimi i drejtorëve, procedimet e gjyqtarëve apo prokurorëve nuk e zhbëjnë dot faktin se bosët e krimit të organizuar janë jashtë burgut”, shton më tej Bardhi.

Gazment Bardhi nuk nguroi të përmendë me emra të dënuarit të cilët janë jashtë qelive te burgut sipas tij me garancinë shtetërore te Edi Ramës, pasi kane siguruar vota për partine Socialiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA