Orikumi, në këtë fillim janar duket tërësisht i braktisur. Të rinjtë janë larguar por edhe ata që janë në moshë aktive për punë janë në kërkim të një mundësie punësimi përtej detit.
Mungesa e vëmendjes, investimeve konkrete në zonë apo perspektivës, e kanë ulur këmbëkryq varfërinë të cilës synojnë ti shpëtojnë të rinjtë.
Për kreun e njësisë Administrative, Selim Hyskocelaj ndalja e fenomenit është thuajse e pamundur. Në qytezë sheh vetëm të moshuar dhe qepena të ulur biznesesh, dëshmi e jetës në tkurrje.
Të moshuarit thonë se fëmijët e tyre kanë ndërtuar jetën jashtë dhe nuk synojnë të kthehen pasi këtu mungon shpresa.
Orikumi për shkak të shpopullimit përballet me reduktim të numrit të nxënësve në shkolla dhe mungesë të fuqisë punëtore në verë. Sipas kreut të njësisë administrative, vetëm gjatë 2019 është reduktuar 20% e popullsisë.
Top Channel