Pasi mbyllën fazën përgatitore në Antalia me disa miqësore që u dhanë trajnerëve përgjigje të rëndësishme për pjesën e dytë të kampionati, Kukësi dhe Partizani rikthehen në elitën e futbollit shqiptar.

Skuadra verilindore dhe Demat e kuq do të jenë protagonistë në javën e 19 në një përplasje direkte për titullin, e me të gjitha gjasat kjo do të luhet në stadiumin Air Albania.

Kështu pas derbit elektrizues mes Tiranës dhe Partizanit që u mbyll 2-1 në favor të bardhebluve, Superiorja rikthen në impiantin elitar një tjetër ndeshje që prite të sjellë mijëra spektatorë. Kukësi konfirmoi se arriti një akord me FSHF për të zhvilluar përballjen e 26 Janarit ndaj kryeqytetasve në stadiumin ultramodern në zemër të kryeqytetit.

Sfida është programuar të zhvillohet në mbrëmje për të patur një vëmendje maksimale, kjo edhe për shkak të numrit të madh të tifozëve që kanë këto dy ekipe në Tiranë. Kukësi aktualisht kryeson renditjen e Superiores me 31 pikë ndërsa Partizani është në vendin e 4 me 3 pikë më pak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA