Skuadra e Milanit është duke kërkuar ta përforcojë edhe më tej repartin e sulmit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat kroate, Dinamo Zagreb ka rënë dakord ta shesin talentin spanjoll, Dani Olmo tek Milan, transmeton KosovaPress.

Skuadra rosonere do të detyrohet të paguajë menjëherë 20 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa më vonë kjo shumë pritet të arrijë deri në 30 milionë me bonuse.

Olmo do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Milanin, me vlerë 2.5 milionë euro.

Madje raportohet se Olmo nuk do të jetë i ftuar as në miqësoren e sotme që skuadra e tij e luan ndaj Lokomotiv./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA