Familjar, miq, kolegë madje dhe persona që thjesht kanë admiruar prej një jete artin e Xhevdet Ferrit vendosën të ishin prezent në banesën e tij në rrugën Hoxha Tahsim aty ku ai vetë kishte kërkuar ti jepej lamtumira duke zgjedhur si gjithmonë të mos vidhte vëmendjen me homazhe siç ndodh zakonisht.
Duke respektuar këtë dëshirë të tij bashkëshortja Rozeta dhe vajza e tyre Bora pritën në shtëpinë e tyre këtë të premte të gjithë ata të cilët dëshironin ti jepnin lamtumirën aktorit të madh, mes tyre dy miq e ish kolegë të tij, Ndricim Xhepa dhe Rajmonda Bulku te cilët ndanë kujtime dhe vlerësime për të.
Me një pasuri të tërë artistike lënë pas vetes Xhevdet Ferri do të kujtohet gjithmonë si një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë por mbi të gjitha për ata të cilët patën fatin ta njihnin, do të mbahet mënd si një njeri punëtor, i dashur, i sjellshëm dhe i drejtë./Sidorela Gjoni/
Top Channel