“Kjo situatë ka 40 vite që nuk ka ndodhur”/ Reshjet e dendura në Sarandë, mijëra hektarë akoma nën ujë 38 kurdë nga Irani dhe Iraku janë ndaluar në Novoselë. Kurdët kishin mbërtitur nga Greqia në Shqipëri më qëllim për t’u larguar drejt Europës.
Ata mendohet se kanë kaluar nga kufiri i gjelbër në zonën e Sarandës e më pas kanë udhëtuar në këmbë në rrugët pa të rahura për t’I shpëtuar kapjes së forcat e rendit. Zakonisht emigrantët ilegalë shfrytëzojnë zonën e Devollit dhe Korçës por për shkak të dimrit porta hyrëse e tyre në Shqipëri ka ndryshuar. Ata mendohet se janë nga kampet e emigrantëve që ndodhen me shumicë në Greqi dhe kanë shfrytëzuar rrugët e emigrantëve të tjerë që kalojnë në këmbë nëpër Shqipëri për të kaluar më pas në Malin e Zi, Kroaci dhe hyjnë në Bashkimin Europian. Pas verifikimeve emigrantët ilegalë janë shoqëruar për në qendrën e refugjatëve në Tiranë.
Top Channel