Bashkia rrit sigurinë e pedaluesve, korsi e re për biçikletat te rruga “Medar Shtylla”

17/01/2020 10:54

Krijimi i korsive të biçikletave në Tiranë ka dhënë efektet e para, pasi po përdoren masivisht nga qytetarët e të gjitha grupmoshave.

Pas rikonstruksionit të rrugës “Medar Shtylla” e cila ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve për këtë zonë, Bashkia e Tiranës ka filluar edhe krijimin e korsive të dedikuara për biçikleta, të cilat do të rrisin edhe më shumë sigurinë e përdoruesve të dyrrotakëve. “Zilja e rënë në korsi të vetë!

Korsia e re për biçikletat te rruga “Medar Shtylla”, i shtohet rrugëtimit të pedaluesve të Tiranës, të cilët kanë zgjedhur jetesën e shëndetshme në kryeqytet me dyrrotakët”, shkruan Veliaj në Instagram.

Aktualisht në punimet që po kryhen për sistemim e infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve po i kushtohet hapësirë edhe lëvizjes me biçikleta.

Top Channel