Menaxheri i futbollistit Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj ka folur rreth transferimit te kryer tek Napoli
Aliaj ka deklaruar se e priste të ndodhte një transferim i tillë, duke treguar se Napoli e ka ndjekur që nga fillimi i sezonit kapitenin e Kosovës.
“Të vish në këtë nivel për të pasur interesim nga Napoli është privilegj për lojtarin dhe mua si menaxher. Është punë e vështirë, sakrificë . E prisnim të ndodhte. Është vetëm ana teknike për t’u mbyllur, por të themi se kemi rënë dakord shumë kohë më përpara. Napoli e ka ndjekur që nga fillimi i sezonit lojtarin”, ka thënë fillimisht Aliaj
Ai tutje vazhdoi duke treguar kushtet e kontratës të cilën Rrahmani pritet ta nënshkruaj me skuadrën napolitane.
“Rrahmani do të jetë zyrtarisht në janar lojtar i Napolit, por do të mbetet i huazuar deri në verë te Verona. Kontrata e tij është pesë vjeçare”. Lojtari është i kënaqur. Kushtet janë të mira për lojtarin. Verona është gjithashtu e kënaqur pasi e bleu vetëm dy milion euro dhe e shet 15 milionë”, përfundoi menaxheri i Rrahmanit.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Rrahmani ishte blerë verën e kaluar nga Dinamo Zagreb, duke u dëshmuar si një lojtar i nivelit të lartë me fanellën e Hellas Veronës.
Ivan Juric e ka vendosur atë në fushë në 18 ndeshje, nga 19 të luajtura deri më tani në Serie A dhe në të gjitha si startues../KosovaPress/
Top Channel