Video/ Fshihte poshtë timonit pasaporta, karta identiteti dhe karta banke të falsifikuara, arrestohet 42-vjeçari

16/01/2020 09:45

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në autobusin që ai drejtonte u gjetën të fshehura dokumente të falsifikuara.

Poshtë timonit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 4 pasaporta çeke, 4 karta identiteti çeke, 2 leje drejtimi automjeti çeke dhe 2 karta bankare dhe shëndeti çeke, të dyshuara të falsifikuara.

Njoftim/ Port, Durrës

Policia Kufitare bllokon në port pasaporta, karta identiteti, karta shëndeti dhe karta banke të falsifikuara.

Vihet në pranga 42-vjeçari, drejtues i autobusit ku u gjetën të fshehura dokumentet e falsifikuara.

Goditja, në kuadër të operacionit policor “Start”, zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit Durrës, në bashkëpunim Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në zbatim të planit operacional policor “Start” kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në autobusët në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, në autobusin me drejtues shtetasin R. M, 42 vjeç, banues në Shijak, poshtë timonit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 4 pasaporta çeke, 4 karta identiteti çeke, 2 leje drejtimi automjeti çeke dhe 2 karta bankare dhe shëndeti çeke, të dyshuara të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA