Një vajzë 13 vjeçare në Rusi ka mbetur shtatzënë nga një djalë 10 vjeçar, raportojnë mediat lokale. Fëmijët studiojnë në shkolla të ndryshme në provincën Krasnoyarsk të Siberisë, por ata të dy njiheshin që të vegjël dhe prej kohësh ishin miq shumë të mirë.
Media online TBK, shkruan se vajza shtatzënë po planifikon ta mbajë fëmijën dhe familja e saj po e mbështet atë në këtë vendim. Policia ka nisur menjëherë një hetim në bashkëpunim me shkollën ku studion vajza ,të cilët janë treguar të gatshëm për t’i depozituar policisë të gjitha materialet e nevojshme.
Dihet pak për djalin, por në llogaritë e tyre në “facebook” dyshja e ka etiketuar veten si të “martuar”. Por nga e gjithë kjo ngjarje është ngritur një hije dyshimi nga pediatri Nikolai Skorobogatov, i cili ka dyshimet e tij mbi të atin e fëmijës i cili pritet të vijë në jetë.
“Teorikisht, kjo është e mundur. Unë nuk di asgjë për këtë rast të veçantë, por ndjej se djali është fajësuar pa të drejtë ndërsa një tjetër ka lënë shtatzënë vajzën. E gjithë kjo, natyrisht që verifikohet shumë lehtë me ndihmën e një testi, i cili sigurisht do të bëhet”, tha mjeku.
Kujtojmë një rast i ngjashëm ka ndodhur dhe në Britaninë e Madhe në vitin 2009-të. Alfie Patten, një djalë 12-të vjeçar pretendonte se kishte një fëmijë nga e dashura e tij Chantella Steadam, atëherë 15-të vjeçe. Në kohën kur ndodhi kjo ngjarje nxiti një debat kombëtar mbi moralin dhe shtatzëninë në moshën e adoleshencës. Por pas testeve të ADN-së u zbulua se Patten nuk ishte babai i fëmijës, por një djalë tjetër 15 vjeçar i quajtur Tyler Barker.
Top Channel