23/11 22:09
Klea Xhaferri është një vogëlushe 10-vjeçare që ëndërron të bëhet këngëtare dhe prej disa vitesh ka nisur nga puna për ta bërë këtë ëndërr realitet.
Shoqe e ngushtë e Sinan Hoxhës dhe e Bes Kallakut apo “lokut” siç e thërret ajo, Klea ka publikuar dy videoklipe të sajat.
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo tregoi se ka nisur të këndojë që në moshën 3-vjeçare dhe e përballon skenën më së miri.
Këtë e tregoi edhe gjatë intervistës, ku pa asnjë kompleks këndoi këngët e shokëve të saj të ngushtë, repoi refrenin e një prej këngëve të Taynës dhe e mbylli me një “freestyle”.
Top Channel