Punimet e UKT lënë pa drita “Qytet Studentin”
16/01/2020 12:21
Për shkak të një defekti si pasojë e punimeve të UKT pranë zonës së ambasadës amerikane, abonentët në zonën pranë qytetit “Studenti”, në zonën pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal kanë mbetur pa energji elektrike.
OSHEE njofton se grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin në kohë të defektit.
Top Channel