Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.
Aksidenti i shënuar pak më parë në aksin Lezhë-Shkodër, ku automjeti me drejtues M.N. është përplasur me automjetin me drejtues ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zbulon shkaqet e këtij aksidenti.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur ” Piraj”, automjeti me drejtues M.N. është përplasur me automjetin me drejtues ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit shtetasi N.M., është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit që ka humbur jeten
Top Channel