“Motra ime është kjo”, Arjon Muça rrëfen momentin kur ka parë Frensin që kishte hequr vetullat dhe do ju shkrijë së qeshuri!

16/01/2020 00:37

Arjon Muça dhe motra e tij Frensi kanë qenë të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur se si është që të dy janë të famshëm brenda një familje. Ata kanë treguar raportin e tyre dhe kanë theksuar se kanë qenë gjithmonë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, madje Arjoni ka rrëfyer se ai gjithmonë e shihte Frensin si vëllain e tij të vogël.

“Frensi ka qenë vëllai im i vogël, edhe pse ishte gocë. Në Itali ne kemi jetuar gati 20 vite dhe kur Frensi ishte e vogël, çdo gjë që bënte e bënte krah meje. Unë e çoja në shkollë, unë e merrja nga shkolla,unë e çoja në kurs, unë e merrja nga kursi.

Dilja unë me shokët dhe ngacmoja ndonjë vajzë gjermane buzë-rruge dhe i thoja Frensit që shko aty dhe thuaji asaj vajzës që është shumë simpatike. Dhe kjo shkonte. Unë kur e pashë që ishte bërë gocë Frensi ka qenë rreth moshës 16 vjeçare. Unë u largova për 3 vite, më saktë Frensi ishte në Shqipëri dhe unë jetoja në Itali.

Kur jam kthyer Frensi ishte bërë një zonjushë. Kur hoqi vetullat në mes, se ishte një vajzë me vetulla të plota dhe u bë vajzë, unë e shihja dhe thoja seriozisht motra ime është kjo?”,ka treguar Arjon Muça duke qeshur se për të ka qenë një shok i vërtet pasi papritur vëllai iu bë motër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA