Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit Etrit Berisha vuajti një mbrëmje të hidhur në stadiumin San Siro, duke u eliminuar nga Kupa e Italisë pas një bilanci të rënduar mes shtyllave. Mbrojtësi ekstrem nuk arriti dot të evitojë eliminimin e skuadrës së Spal në disfatën 3-0.
Kuqezinjtë dominuan që në minutat e para kur edhe konkretizuan avantazhin me Piontek dhe më pas dyfishuan me perlën e Kastijeho. Në fraksionin e dytë Teo Fernandez mbylli llogaritë për Milanin që nuk aktivizoi Ibrahimovic, duke e lënë pushim në stol.
Fiorentina mundi 2-1 Atalantën pas një ndeshjeje intensive duke kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, aty ku përballë tashmë do ketë Interin. Avantazhi u siglua nga Patrik Kutrone por skuadra nga Bergamo arriti të barazojë me Iliçiç.
Tifozët në Firence panë sesi vendasit mbetën në inferiorite numerik me përjashtimin e Pecelës, por gjetën forcën të festojnë kur askush nuk e priste, me rrjetën e Lirola që i dha kualifikimin Fiorentinës.
Top Channel