“Mendoja se isha e pa aftë”, aktorja e njohur Lisa rrëfen se çfarë fjalësh motivuese i ka thënë babai i saj Fadil Kujofsa

16/01/2020 02:07

Lisa Kujofsa është një ndër aktoret më të dashura, e cila kohët e fundit është rikthyer në Shqipëri dhe është bërë pjesë e “Klanifornia”. Me rolet e saj të spikatura, Lisa ka arritur që të tërheqë vëmendjen dhe dashurinë e publikut edhe në këtë produksion.

Këtë të mërkurë ajo ishte e ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel bashkë me vëllain e saj Erin, për të folur se si është të jesh artist brenda familjes dhe sa ka ndikuar babai i tyre, aktori i madh Fadil Kujofsa.

Gjatë bisedës, Lisa ka treguar se babai i saj nuk ka dashur që ajo t’i futej rrugës së artit dhe të bëhej një aktore, por gjithmonë e ka mbështetur. Gjithashtu Lisa ka treguar se edhe vetë ajo ka patur një moment dyzimi nëse vërtetë është e talentuar apo jo.

“Kur unë vendosa që të hy në akademi, mami nuk donte. Unë këmbëngula dhe aty e kuptuan që e kisha shumë seriozisht. Duke punuar me babin për të hyrë në akademi, pata dhe unë një moment timin që mendoja se unë nuk bëj, jam e paaftë. Dhe babi më ka thënë vetëm një fjalë që ‘ti mendon se nëse nuk do ishe qoftë edhe pak e aftë, do të lija të turpëroje veten tënde dhe mua?’,ka treguar aktorja e njohur Lisa Kujofsa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA