Ditën e sotme prokurori Kolë Hysenaj ka mbyllur hetimet për ish kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku i cili u akuzua nga opozita se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim në Greqi.

Burime për Anila Hoxhën bëjnë me dije detaje nga ajo çfarë prokurori Kolë Hysenaj ka konstatuar dhe ka vendosur.

Në konstatimin që ka bërë prokurori Hysenaj shprehet:

Nga aktet e hetimeve paraprake të administruara në këtë procedim penal rezulton se: Shtetasi Agim Kajmaku në zbatim të parashikimeve të ligjit nr 138/2015 : Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, vendim nr 17/2016 “ për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr 138/2015, neni 11, ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit dhe më pas është përcjellë në institucionin zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Tiranë, pasi shtetasi Agim Kajmaku ishte subjekt i këtij vetëdeklarimi, sepse kishte kandiduar në zgjedhjet vendore 2019 për Kryetar të Bashkisë Vlorë.

Subjekti i vetë deklarimit, shtetasi Agim kajmaku ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit, formular i cili mban datën 10.05.2019, i dorëzuar në KQZ me datën 13.05 në të cilin në rubrikën III, Të dhënat mbi gjendjen gjyqësore të personit”, pika nr 3, “A keni qenë ndonjëherë në hetim në gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale? Ky subjekt i është përgjigjur me “Jo”.

Subjekti i vetëdeklarimit, shtetasi Agim Kajmaku përsipër në plotësimin e këtij formulari ka paraqitur rrethana të rreme, të cilat bien ndesh edhe me të dhënat që ai ka paraqitur në rubrikën “B’ të këtij formulari.

Nëse kemi ndryshuar zyrtarisht ndonjë nga të dhënat e gjeneralitetit tuaj, apo keni përdoruar gjeneralitet tjetër qoftë edhe pa i ndryshuar zyrtarisht, listoni secilin prej tyre, duke plotësuar të gjitha të dhënat që janë ndryshuar edhe aq herë sa janë ndryshuar. Në këtë rubrikë subjekti ka shënuar “Emër: Jorgo, mbiemër: Tota”.

Vendosa:

1 Të marr të pandehur shtetasin Agim Kajmaku (i biri i Ymer dhe Maxhe, lindur me 06.07.1971 më Fushë-Prezë, Tiranë dhe banues në Gjeç, Kodër-Prezë, Tiranë, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i martuar) duke e akuzuar për kryerjen e veprës penale të: “falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 190/1 i K.Penal.

2 Të marr të pandehur shtetasin Agim Kajmaku duke e akuzuar për kryerjen e veprës penale “ Falsifikim i dokumentave zyrtarë”, e kryer në bashkëpunim me shtetaset Merita Shytko, Irma Bylyku dhe Mirjeta Mema, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 186.2 i K.Penal.

3 Të marr të pandehur shtetasin Agim Kajmaku duke e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij:, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 249 i K.Penal.

4 Bazuar në nenin 304/2 kë K.Pr.Penal për njoftimin e aktit dhe marrjen në pyetje si dhe njohjen me aktet e procedimit penal sipas nenit 327.2 të K.Pr.Penale (ndryshuar me ligjin nr.35/2017, datë 30.03.2017, neni 179), ngarkohet Klevis Çifligu, O,P. Gjyqësore në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me juridiksion të përgjithshëm, veprime të cilat duhet të kryhen deri me datën 20.01.2020, duke ia dorëzuar dosjen dorazi sot më datën 07.01.2020.

I pandehuri duhet të njihet me kartën e të drejtave bashkangjitur këtij vendimi. T’i lexojë me zë të lartë dhe t’i shpjegojë të drejtat që i lindin dhe t’a pyes në qoftë se i kupton qartë si dhe të shprehet gjatë pyetjes me shkrim në lidhe me to.

/A.Pali/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA