Ditë më parë miliarderi japonez Yusaku Maezawa ftoi vajzat që të aplikonin për një udhëtim së bashku me të në Hënë.

Ai ishte ndarë nga e dashura e tij, aktorja 27-vjeçare Ayama Goriki me të cilin kishte planifikuar ta realizonte këtë udhëtim.

Mirëpo, miliarderi tha se nuk dëshironte që vendi i rezervuar e që kushton 2 milionë dollarë të mbetet bosh.

Edhe pse askush nuk mund ta imagjinonte numri i aplikimeve ka arritur nivele rekord. 20 mijë vajza kanë shkruar emrin e tyre online për të shoqëruar biznesmenin në këtë udhëtim.

Anija kozmike “Space X” me pasagjerë civilë është planifikuar të niset në vitin 2023 dhe do të jetë udhëtimi i parë në Hënë që nga viti 1972.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA