Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, ku janë arrestuar edhe 2 persona.

Këta dy shtetas dispononin një sasi lëndë narkotike gati për ta shitur, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën edhe armë.

Njoftim/ Kurbin, Lezhë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Zheja”.

Goditet një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin.

Sekuestrohen armë zjarri, lëndë narkotike, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në zbatim të një ndër prioriteteve, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin një sasi lëndë narkotike gati për ta shitur, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin Kurbin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të “Zheja”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. (K). Rr., 49 vjeç dhe E. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. (K.) Rr, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri tip automatik, një sasi municioni luftarak, 22 m fitil detonator zjarrpërcjellës dhe 15.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kërkonin treg për të shitur lëndën narkotike.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”, në ngarkim të J. Rr. dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”, kryer në bashkëpunim, për shtetasin E. Rr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA