Krahas rrjeteve të shumta sociale që përdoren në botë, së fundmi, trendi më i ri, sidomos edhe për fëmijët shqiptarë është aplikacioni TIK TOK”.
“TIK TOK është një aplikacion ku bën video të ndryshme, me këngë, gatime, me veshje stilime, modelime. Ja postojmë video të tilla edhe marrim like, komente bëjmë share. Ka njerëz që talentet e tyre i kanë zbuluar në TIK TOK. Bëjnë ftesë edhe njerëz që nuk i njohim por mund të bëjmë block, report nëse nuk i do. Unë kam bërë miq të rinj. Tani e kam shoqe të ngushtë, më çoi follow i pashë profilin më pëlqeu shumë dhe nisëm muhabetin”, shprehen fëmijët.
“Përveç tik tok kemi dhe snapchat”.
“Ja bëj video kështu, kopjoj këngën. Jam 7 vjeç kur vjen babi në darke, rri te tik toku”.
-Ka këmbëngulur vajza që ja keni lejuar?
“Unë i kam bërtit pos do ajo. I them kushtoji më shumë rëndësi mësimeve…”.
Edhe prindërit janë në dijeni të këtij rrjeti social, por që disa prej tyre në mënyrë strikte për ta mbrojtur fëmijën nga rreziku i të panjohurve në internet si dhe rritja parakohe, i mbajnë larg telefonave.
“Jo nuk janë për moshën e tyre, unë s’u kam blerë mjete elektronike fare”.
Në fakt, Aplikacioni TIK TOK e ka të përcaktuar moshën +12 vjeç, por përdoruesit janë të çdo moshe. madje ata kanë ndikuar që TIK TOK-un ta njohin edhe të vegjlit që nuk kanë telefon.
“E kam përdorur Tik Tok, me një shoqen time. Me Amarildën o ba. Unë jam 8 vjeç”.
Prindi: Unë absolutisht s’ja lejoj, se aty mund të futen shumë gjëra. Por ja sado e kontrollojmë, një moment e lë vetëm apo me shoqërinë, ambjentin dhe rrezikon./ Kristi Gongo /
Top Channel