Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan gjatë orëve të vona të natës.
Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.
Top Channel