Dëmtohet kabulli i tensionit, mbeten pa energji disa zona në Shkozë
16/01/2020 11:43
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se për shkak të një dëmtimi të fiderit 20KV, nga një subjekt qe punon për “Unazën e Re” ne Shkozë, ka mbetur pa energji elektrike disa zona.
OSHEE shton se ka marrë masat për riparimin e dëmit.
Njoftimi i plotë:
Pershendetje kolege,
Per shkak te demtimit te fiderit 20kV, Nst Traktora, nga nje subjekt qe punon per unazen e re ne Shkozë, kanë mbetur pa energji elektrike disa zona rreth Xhamia “Xhura”, “Artistike”, Poliklinika 10, etj.
Brigadat e OSSH janë duke punuar për riparimin e dëmit.
Top Channel