Beteja per ndarjen e detit/Gjenerali rebel libian shkon ne Athine. Pergjigjie Turqise qe mbeshtet ushtarakisht rivalet e tij ne Libi.

16/01/2020 21:55

Kriza libiane eshte kthyer ne nje shesh beteje mes Turqise dhe Greqise. Ushtria turke po ndihmon ushtarakisht qeverine e Tripolit ushtria e se ciles po lufton kunder nje pjese te ushtrise se vendit qe drejtohet nga gjenerali rebel Khalifa Haftar.

Gjenerali ka shkuar ne Athine ne nje vizite te paparalajmeruar. Nën nje fshehtësi ekstreme dhe nen masa teper te rrepta sigurie nga forcat e antiterrorit dhe grupeve speciale, ka mbërritur në kryeqytetin grek Athine, mbremjen e se enjtes, gjenerali libian Khalifa Haftar. Ai eshte takuar ne nje prej hoteleve qendrore prane parlamentit me ministrin e Jashtem grek Nikos Dhendias ne nje takjim privat pasi takimi zyrtar eshte caktuar ne oren 9 e 30 te mengjesit te se premtes.

Gjitashtu raportohet se do të takojë edhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos.

Gjeneral Haftari vjen ne Athinë vetëm tre dite para se te shkoje ne Konferencës Ndërkombëtare të Berlinit për Libinë nga ku jane perjashtuar Greqia dhe Qipro.

Mberritja e tij vleresohet si nje pergjigje e diplomacise greke ndaj mospjesmarrjes se Athines ne konferencen e Berlinit, ndersa vete general Haftari kishte shprehur per kete fakt pakenaqesine e tij duke theksuar se Greqia eshte nje prej vendeve qe preken direct nga konflikti ne Libi.

Gjithashtu ai eshte shprehur kunder dy memorandumeve qe qeveria e Tripolit, e rivalit te tij kryeministrit Fayez al-Sarraj ka nenshkruar me Ankarane, nje per bashkepunimin ushtarak dhe tjetrin per ZEE midis dy vendeve , fakt qe ka pershkallezuar ne maksimum edhe marredheniet greko-turke.

Mesditen e se enjets ministria e Jashtme greke i eshte pergjigjur ashper deklaratave te fundit te presidentit turk Erdogan qe kerkon te coje forca ushtarake turke ne Libi si dhe anije per kerkime te hidrokarbureve ne jug te ishullit grek Kastelorizo, zone per te cilen Ankaraja thote se I perket Turqise.

Ndersa ne nje interviste televizive te oreve te fudnit kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se Greqia do te vendose veto ne BE sa i perket nje marreveshjeje politike ne Libi, nese nuk anullohet memorandumi i Ankarase me Tripolin per ZEE mes dy vendeve.
Turqia nga ana tjeter mbeshtet qeverine e Tripolit, kundershtare me gjeneralin. ne shkembim te kesaj mbeshtetje dhe dergimit te ushtrise turke ne Libi, kjo e fundit do beje nje marreveshje me Ankarane per ndarjen detare. Kjo marreveshje me se shumti demton Greqine dhe per kete arsye, diplomacia greke ka levizur ne anen e kundert duke biseduar me rivalin e qeverise se Tripolit. Ne Libi dy ushtrite kane nisur nje lufte civile e cila spo mbaron me gjithe nderhyrjen nderkombetare

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA