Ausilio niset drejt Londrës, synon të kthehet me dy futbollistë

16/01/2020 09:23

Kanë mbetur pakë më tepër se dy javë nga mbyllja e merkatos së dimrit dhe Interi ende nuk ia ka dhënë dhuratën e parë Antonio Contes, ndërsa Drejtori Sportiv i zikaltërve Piero Ausilio ka udhëtuar sot drejt Londrës për të mbyllur dy nga operacionet.

Bëhet fjalë për një takim me drejtuesit e Tottenham, ku Ausilio pritet t’u ofrojë 15 milionë euro për të marrë menjëherë fantazistin danez Christian Eriksen, me këtë të fundit që ka arritur akordin për kontratën me klubin zikaltër.

Përveç Eriksen, që duket se është i përzgjedhuri për mesfushën, Ausilio do të provojë të marrë me vete në Milano edhe sulmuesin francez Olivier Giroud, ndonëse kërkesa e Chelseat dhe oferta e zikaltërve është ende me rreth 2 milionë euro diferencë.

Ndërkohë duket se është mbyllur përfundimisht pista Arturo Vidal, me kilenin që pritet të gjejë një vend titullar ime trajnerin e ri të Barcelonës dhe duket se ka ndërruar mendje për të qëndruar ende në Katalunjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA