Policia e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e një banori, i cili u kap duke vjedhur disa pije alkoolike në një market në lagjen nr.12, Durrës.

Autori është shtetasi A.Sh. 29 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja”.

Top Channel