​Mickoski: Komunikojmë me të gjitha partitë shqiptare

16/01/2020 08:34

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në lidhje me koalicionin eventual me ndonjë parti shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit, tha se subjekti politik që përfaqëson ai ka komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partitë shqiptare në vend, por që preferon që fillimisht të shkohet në zgjedhje pastaj të bisedohet për koalicione pas-zgjedhore.

“Do të thosha se kemi komunikim të rregullt me të gjitha partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni, por ende nuk bëhet fjalë për koalicione pas-zgjedhore ose parazgjedhore. Bëhet fjalë për biseda parimore, për tema aktuale politike. Asnjëherë nuk do ta parashtroja pyetjen çfarë do të ndodhë, nëse ndodhë? Mendoj se është e ndershme, të kemi një qasje më ndryshe, le të mbarojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ti shohim rezultatet, dhe pastaj të bisedojmë.

Ndryshe parimet tona të bisedimeve i di publiku, i kam komentuar dhe i kam thënë, pra Program me Program. Ashtu që secili që do t’ia dalë të vendosë sinergji me Programin e VMRO-DPMNE-së, është i mirëseardhur për ta formuar koalicionin e radhës, që do të thotë Ripërtëritja e Maqedonisë, nga kjo situatë e sotme”, theksoi Mickoski në Alsat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA