Pamjet ku shihet një grua britanike duke vjedhur para nga shtëpia e gjyshërve të saj është duke bërë xhiron e botës.
Ky veprim i gruas u zbulua nga një kamera e fshehtë e vendosur nga policia në shtëpinë e të moshuarve, pasi vinin re sistematikisht se paratë u pakësoheshin.
Për këtë gjë dy të moshuarit kishin hedhur dyshime për infermieren e cila kujdesej për ta. Në pamjet e bëra virale, shihet Melissa Collier, 28 vjeçe e cila priti që gjyshja e saj 83 vjeçare të largohej nga apartamenti për të vendosur në zbatim planin e saj.
Melissa futet fshehurazi në dhomën e gjyshit 92 vjeç, një veteran i lufte i cili mbeti në një karrocë me rrota pas një sulmi të pësuar në tru disa vite më parë. 28-vjeçarja Collier është parë shumë e trishtuar në sallën e gjyqit, madje ajo ka kërkuar edhe falje për veprimin e kryer. Por pendesa e saj nuk ishte e mjaftueshme për gjykatën e cila vendosi që ta dënojë me burg të renë.
Top Channel