16/11 23:37
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ka përkujtuar Masakrën e Reçakut të ndodhur më 15 janar të 1999-s. Aktivistërt vendosën lule pranë selisë së Kryeministrisë, ndërsa mbanin në duar edhe një banderolë të madhe.
“Reçaku kërkon drejtësi. Institucionet e Shqipërisë duhet ta njohin zyrtarisht gjenocidin e Serbisë”, shkruhej në banderolë.
Vetëvendosje në Tiranë e bën të qartë se kërkon nga Qeveria dhe institucionet tjera shqiptare që të njohin gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.
21 vjet më parë, më 15 janar të 1999 do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të luftës së Kosovës, ajo e Reçakut ku forcat ushtarake serb vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.
Masakra që ndryshoi historinë e shqiptarëve
Top Channel